Karantinimi pozitiv/Sazan Guri: Jemi duke zbatuar një diktaturë të ligjit

Shqipëria është në karantinë dhe për ambjentalistin Sazan Guri kjo është pozitve. Ai theksoi se izolimi nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, ndërsa theksoi se disa fabrika janë duke punuar ende dhe sipas tij në këtë ajër të pastër ndotja është edhe më e madhe.

“Izolimi nuk është vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, por fabrikat janë duke punuar ende. Në këtë situatë ku jemi ndotja është edhe më e madhe. Ndotja në një farë mënyrë në këtë situatë ndikimin e ka më të madh. Nuk jemi kundër zhvillimit të ekonomisë apo bizneseve, por fakti që lëshon tym të zi dhe ndotja është shumë e lartë, sjell pasoja”, tha ai në “Abc News”.

Nga ana tjetër, ai theksoi se bota sot po përballet me një shuplakë të madhe nga natyra. “Shuplaka që natyra po i jep njeriut nuk është rastësi, njeriu ka gabuar rëndë me natyrën. Sot jemi duke zbatuar një diktaturë të ligjit dhe kjo është shumë normale. Besoj shumë te gjërat mikrobilogjike që zgjasin me një cikël që zgjasin 40 ditë. Është pikërisht ky 40 ditësh i zhvillimit, edhe ndotja e ajrit lidhet atë që bën njeriu. Erdhi momenti që njeriu të prodhojë një sjellje të re”.

SHKARKO APP