Karantinohet gjithë stafi i Urbanistikës në Bashkinë e Korçës

Karantinohet gjithë stafi i drejtorisë së Urbanistikës në Bashkinë e Korçës.

Njëri nga 5 rastet e ditës së sotme mësohet që të jetë punonjës i kësaj bashkie çka ka sjellë një paralizë në këtë drejtori.

Ende nuk dihet se si do të kryhen punët e kësaj drejtorie, ndërkohë burimet shprehen se u është marrë tamponi e disa punonjësve të tjerë të institucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata dyshohen të kenë pasur kontakte me të infektuarin dhe do tw qwndrojw nw karantinw deri nw përgjigje tw tamponit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën e sotme (26 qershor), sipas raportimeve të ministrisë së Shëndetësisë, Korça ka regjistruar 5 raste të reja me Covid-19.

Mësohet se këto raste janë kontakte të zonjës 80-vjeçare e cila u konfirmua dje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?