Kardinali Ernest Simoni (Troshani): Papa zgjodhi udhëtimin e parë në Shqipëri, ne na donte shumë
Kardinali i parë shqiptar At Ernest Simoni (Troshani), një prej figurave më të njohura dhe autoritare të klerit katolik në Shqipëri, ka dhënë mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.
Kardinali shqiptar është shprehur se Papa e donte shumë popullin shqiptar dhe kjo është ndër arsyet që e zgjodhi ta vizitonte të parin nga udhëtimet e tij ndërkombëtare si Papë. Ai shprehet se Papa Françesku ishte i qartë në qëllimin e tij për të larguar të keqen, djallin dhe mëkatin dhe për të forcuar frymën e shpresës dhe mirësisë.
”Të dashur miq! Sikur e keni pa dhe në televizor, në 7e 35 minuta, sot u nda nga jeta i shënjti Papë ndërroi jetë. Të gjithë e dimë mësimet që ka dhënë ai sa ka ardhur, ku qëllimi i tij kryesor ka qenë të shkatërroj djallin, mëkatin dhe të sjelli paqen, shpresën dhe të mirën e amshuar. Shënjtorin Papë e keni para 10 vitesh më 21 Shtator, kur erdhi në Shqipëri, I pari udhëtim ndërkombëtar. Ai të parin udhëtim zgjodhi popullin shqiptar. Ai ka shprehur admirim për popullin tonë dhe shumë dashuri. E dimë mirë që në takimet që kam pas, shihej në sytë e Papës shumë dashuri për ne dhe popullin tonë”,-tha Troshani.
Në 2014, Papa emëroi kardinalin e parë shqiptar në histori Ernest Simoni (Troshani), dhe më 19 nëntor 2016 emëroi At Ernest Simon Troshanin me titullin kardinal. Papa e nderoi priftin shqiptar në një ceremoni të zhvilluar për nderimin e 17 klerikëve.
KOHA JONË SONDAZH

