Kardiokirurgu: Ruani distancën me njëri-tjetrin
Në një lidhje në Skype në programin “Rudina”, në TV Klan ishte kardiokirurgu dhe njëkohësisht pedagog në Universitetin e Mjekësisë, Altin Veshti.
Ai është një ndër kardiokirugët më të suksesshëm shqiptarë, i cili i ka kushtuar jetën dhe profesionin fëmijëve. Prej disa vitesh, kryen operacione për fëmijë dhe të rritur në QSUT. Veshti gjithashtu jep edhe leksion, si pedagog në Fakultetin e Mjeksisë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Rudina Magjistari: Si është rutina e një mjeku? A je në punë apo je izoluar?
Altin Veshti: Ne shkojmë në punë rregullisht dhe absolutisht jemi në dispozicion me orarin normal të punës dhe kryejmë operacione vetëm me rastet që janë urgjente. Kemi reduktuar praktikisht në minimum ndërhyrjet duke bërë vetëm urgjencat dhe jo ndërhyrjet e programuara.
Rudina Magjistari: Keni pasur shume raste të urgjencës?
Altin Veshti: Nuk kemi pasur shumë me thënë të drejtën, kemi bërë një ose 2 operacione në ditë.
Rudina Magjistari: Pjesa tjetër e familjes është e gjitha e izoluar apo jo?
Altin Veshti: Pjesa tjetër e familjes është e gjitha e izoluar, si prindërit e mi që janë në shtëpinë e tyre dhe unë praktikisht mundohem mos i takoj fare, ose kur i takoj për ndonjë gjë që më duhet, nuk prek, as nuk përqafohem, as nuk afrohem, në mënyrë që të jem larg tyre.
Kardiokirurgu iu bëri thirrje të gjithë personave që kanë kryer një ndërhyrje kardiake që të qëndrojnë në shtëpi dhe të elimitojnë në maksimum lëvizjet
Altin Veshti: Këshiloj gjithë personat jo vetëm personat e moshës së tretë, që të mbajnë maska, doreza, xhel dizifektues dhe distancën dhe mos mendojnë që janë të fortë përballë tij. Ju bëj një thirrje gjithë personave që kanë bërë një ndërhyrje kardiake, ju lutem qëndroni në shtëpi, limitoni në maksimum lëvizjet dhe mos mendoni se kjo është diçka që nuk do ju bëjë dëm. Mbroni prindërit tuaj, mbroni personat e moshës së tretë.
Lexo edhe…
4 raste të reja me COVID-19, arrin në 55 numri i të infektuarëve
Disa të dhëna për situatën e koronavirusit në vendet kryesore e Shqipëri
Studimi: Për secilin rast të konfirmuar, janë 5-10 raste të pazbuluar
Mbretëria e Bashkuar mund të qëndrojë 18 muaj në karantinë
SHIFRAT/9 ditët e para të koronavirusit, Itali vs. Shqipëri
Veliaj: Shtyhet deri në qershor afati për detyrimet e bizneseve