Karikatura/ Rama “kurdis” Ballën: Mos iu ndaj Lulit!
Rilindja ka nisur prej disa ditësh një fushatë të ashpër kundër kreut të opozitës Lulzim Basha, për punën e tij në strukturat e misionit ndërkombëtar, UNMIK në Kosovë. Në krye të kësaj fushate është numri dy i PS-së, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla. Balla ka kërkuar komision hetimor, denoncon për ditë Lulzim Bashën për punën në UNMIK dhe i kërkon atij të dorëzojë një kasetë që realisht është publikuar nga BBC dhe është publike.
Prej ditësh puna e vetme e Taulant Ballës është të sulmojë Lulzim Bashën. Karikaturisti i njohur Kleket, në punimin e tij më të fundit, e ka pasqyruar Taulant Ballën si një kukull të kurdisur nga Edi Rama, me porosinë speciale: “Mos ju ndaj Lulit!”.