Karkalecë të ardhur nga Ekuadori në Vlorë, Artan Hoxha: Cilësia mbi 93-94%

Këtë herë jo për drogën e ardhur nga Ekuadori, por për karkalecat e ardhur nga ky vend, ka shkruar gazetari i kronikës Artan Hoxha.

Në një postim në Facebook, Hoxha tregon krah një fotoje ku shihet dhe vendprodhimi i karkalecave, se kamerieri e kishte lavdëruar karkalecin e ardhur nga Ekuadori për cilësinë. E sipas gazetarit, i cili shkruan me humor se çdo që vjen nga atje ka cilësi mbi 93-94%, djali nuk e kishte gënjyer, pasi ishte futur vetë në kuzhinë dhe e kishte vërtetuar këtë gjë.

”Djemtë e Velçes kanë ikur në Ekuador”,-i ka thënë kamerieri dhe si përfundim Hoxha thotë se më mirë do të konsumojë një misër të pjekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?