Karkaleci i kuq dëmton mbi 2600 hektarë të mbjella

Më shumë se 2 mijë e 600 hektarë të mbjella janë dëmtuar nga karkaleci i kuq në disa zona të Shqipërisë. Karkaleci s’mund të luftohet në këtë fazë. Drejtori i Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe i Mbrojtjes së Bimëve, thotë se ndërhyrja duhet të ishte kryer më herët.

“Jemi në fazat e fundit, karkaleci do të ngordh për pak ditë. Nuk bëjmë spërkatje nga ajri, pasi nuk ka efektivitet në këtë fazë”.

Karkaleci i kuq është i pranishëm në vendin tonë që prej vitit 2014. Zhdukja e tij është e pamundur, ndërsa parandalimi kërkon vetëm pak vullnet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Siç kemi ngritur mekanizmat për parandalimin e sëmundjeve të kafshëve, do të ngremë edhe strukturat për bimët, nuk ka zgjidhje tjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?