Karkaleci “pushton” Skraparin, alarmi i përcillet Ministrisë së Bujqësisë

Disa dhjetëra hektarë me prodhime bujqësore janë pushtuar ditët e fundit nga karkalecat në fshatrat e komunës Qendër e Potom, të rrethit të Skraparit.

Ndërsa ky dëmtues është ende në fazat e para të zhvillimit të tij është dhënë menjëherë alarmi nga Drejtoria e Bujqësisë Berat, e cila është gjendur për një kohë të shkurtër pranë fermerëve të këtyre zonave. Një vit më parë, karkaleci ka sjellë mjaft dëmtime në bujqësi, me humbje të shumta në prodhim. Ndërsa këtë vit, duket se alarmi është dhënë në momentin e duhur.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefi i bujqësisë për rrethin e Skraparit, Astrit Çela, me ndërhyrjen e ministrisë përkatëse u përgjigj menjëherë dhe tha se tashmë e kemi situatën nën kontroll, duke i bërë dezifenktim e parcelave të infektuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?