Karriera e gjyqtarit Luan Daci sërish në rrezik, Gjykata e Lartë pranon rekursin e SPAK

Placeholder Image

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e SPAK për çështjen e gjyqtarit të KPA-së, Luan Daci.

Gjykata e Lartë ka shqyrtuar rekursin e SPAK në Dhomë Këshillimi, duke vendosur ta pranojë ta kalojë për gjykim, raporton “News 24”.

Më herët, SPAK bëri rekurs kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që i hoqi gjyqtarit Daci masën e pezullimit nga detyra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria e Posaçme kërkon që t’i rikthehet gjyqtari masa e “pezullim nga ushtrimi i detyrës”. Gjyqtari Luan Daci akuzohet nga SPAK për falsifikim të dokumenteve, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?