Karriget e djegura! Zbulohet fatura që u shkon deputetëve të PD-së

Veprimet e PD-së dhe të opozitës, do ti kushtojnë para nga xhepi i tyre deputetëve që dogjën ditën e hënë karrigen ku ulen në sallën e Kuvendit.

Kostoja e një karrigeje prej atyre që u dogjën ka vlerën e 35.000 lekëve. Me këtë çmim nga paratë e taks-paguesve shqiptarë janë blerë në 2010 kur salla e Kuvendit pësoi një rinovim total. Të hënën kjo zjarrvënie prej deputetëve të PD shkrumboi 30 karrige, vlera të cilave në total shkon në 1.050.000 lekë. Kuvendi i Shqipërisë, thotë se ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

”Në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kjo ishte panorama e jetës parlamentare një ditë pas qëndrimit të radikalizuar të opozitës në raport me Kuvendin e Shqipërisë.

SHKARKO APP