Karta e Shëndetit, afati i fundit 30 Prilli

Fundi i këtij muaji, shënon afatin përfundimtar për paisjen me kartën e shëndetit. Prandaj edhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u bën apel të gjithë qytetarëve të paraqiten në sportelet përkatëse ose të aplikojnë përmes portalit www.ealbania.al për t’u pajisur me këtë dokument.

FSDKSH-ja njofton gjithashtu qytetarët se pas datës 30 prill në të gjitha institucionet shëndetësore në vend nuk do të shërbehet për qytetarët pa u pajisur me kartë shëndetit.

Pas fluksit të lartë për t’u pajisur me kartë shëndeti, u hapën 97 sportele në të gjithë vendin, por falë aplikimit të sistemeve informatike eleminoi një sërë dokumentesh të nevojshme që duhet të paraqisnin qytetarët duke u dhënë mundësi që të marrin kartën e shëndetit vetëm nëpërmjet kartës së identitetit.

Gjithashtu, falë bashkëpunimit me portalin qeveritar ealbania është bërë e mundur që qytetarët të aplikojnë dhe të gjenerojnë kartën e shëndetit pa qenë nevoja të paraqiten në sportele.

Nga janari deri ditën e sotme janë shpërndarë mbi 539 998 karta shëndeti. Edhe falë aplikimit në portalin www.ealbania.al janë lëshuar on line 6 955 karta shëndeti, ndërkohë që janë gjeneruar nga vetë qytetarët  3826 karta, ndërkohë që në total janë lëshuar 1 232 424 karta shëndeti.

Karta e Shëndetit është dokumenti i vetëm identifikues pranë dhënësve të shërbimit i kategorive të përfitimit për të gjithë popullsinë.

SHKARKO APP