Karta e studentit, dështojnë negociatat – MIE kërkon “ndihmë”

Kartat e Studentit, si një nga 8 kërkesat e listuara gjatë protestave të studentëve duket se nuk do të jetë e lehtë për t’u mundësuar. Teksa qeveria, duket se po bën përpjekje për realizimin e saj, një pjesë e negociatave nuk ka rezultuar në favor të kësaj të fundit.

Burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, thanë për TV SCAN se kjo e fundit organizoi para disa ditësh një takim me operatorët që operojnë në tregun e transporteve.

Më konkretisht, në takim morën pjesë përfaqësues nga transporti urban, nga transporti ndërqytetës si dhe nga ai ndërkombëtar. Gjatë tij, zyrtarë të dikasterit të transporteve, kërkuan nga operatorët që të aplikojnë ulje për studentët, por këta të fundit nuk kanë pranuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se kompanitë e transportit kanë parashtruar problematika të ndryshme, me të cilat përballet sektori ku operojnë dhe një ulje e çmimit do t’i penalizonte edhe më tej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye, ata kanë kërkuar që nëse do të ketë një zbritje të çmimit të biletave të udhëtimit, ajo do të bëhet vetëm nëse ata kompensohen nga buxheti i shtetit.

Në përfundim të takimit, palët nuk arritën në asnjë marrëveshje, ndërkohë që nuk u bë me dije nëse negociatat për këtë çështje do të vazhdojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?