Kartat e identitetit, mbi 60 mijë shqiptarë kanë aplikuar

Me gjithë fluksin dhe problematikën e radhëve të gjata, që prej nisjes së procesit për rinovimin e kartave të identitetit, rreth 60 mijë qytetarë rezulton ta kenë kryer aplikimin. “Sot që flasim, mbi 3.000 shtetas kryejnë aplikimin çdo ditë në zyrat e Gjendjes Civile”, tha Bledar Doracaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.

Probleme me radhët ka pasur jo vetëm në kryeqytet por edhe në Vlorë. “Në Tiranë kemi hapur zyra dhe sportele të reja. Në njësitë 3 dhe 4, ku kishte problem për shkak se aplikonte edhe Njësia 1, shtuam një zyrë dhe hoqëm Njësinë 1”, tha më tej Doracaj.

Shqetësimit të qytetarëve për dorëzimin e kartave, edhe kur ato nuk kanë skaduar dhe kanë afat një ose dy muaj, Doracaj i përgjigjet kështu: “Në momentin që bëhet aplikimi, dokumenti del automatikisht jashtë përdorimit, pasi është sistemi i tillë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në muajin mars skadojnë 1.4 milionë karta identiteti, ndërsa Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat e Gjendjes Civile do të jenë të hapura në kryeqytet edhe ditëve të shtuna.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?