“Kartat hapur”, si votohet familjarisht në Finiq (Video)
Votimet familjare në vendin tonë nuk janë aspak të padëgjuara. Kështu një rast i tillë është shënuar në fshatin Krane të bashkisë së Finiqit. Janë siguruar momentet nga procesi i votimit, ku shfaqen familjarë që tregojnë votën, duke shkelur kështu ligjin. Kujtojmë se kjo bashki përbëhet nga 90% popullsi e minoritetit etnik grek. Aktualisht për bashkinë e Finiqit garojnë dy kandidatë, kryetari aktual Leonidha Hristo si i pavarur dhe Kristaq Kico nga partia Mega.

KOHA JONË SONDAZH

