Kartolinat, një traditë që po zhduket. Urimet tashmë shkëmbehen virtualisht

Kartolinat i përkasin një tradite të shkuar nga një kohë kur festat nuk kishin kuptim pa to në një tjetër kur urimet shkëmbehen virtualisht. Ndryshimet në formën e urimit e kuptojmë nga Arkiva e Shtetit që ruan në fond qindra të tilla, edhe një vendim të qeverisë që udhëzon Ministrin e Kulturës atë kohë të realizojë për fundvit 500 kartolina.

“Kemi vitet ’20-’30 ku popullarizohet më pas dhe përdorimi i kartolinave. Në bazë të kontekstit politik të kohës ka kartolina që sekuestrohen. Kishte një prodhimtari goxha të madhe të kartolinave që vinin nga kancelaritë apo shtypshkronjat”, tha studiuesi Myrteza Sharra.

Rëndësia dhe përdorimi i tyre ishte aq i madh, saqë edhe urimet për festat fetare bëheshin me to, madje kartolinat përdoreshin herë-herë edhe si letërnjoftime për çështje të caktuara.

“Janë përdorur për shumë urime siç janë Krishtlindjet, Pashkët, Viti i Ri apo ditëlindjet. Janë përdorur edhe për falenderuar dhe përshëndetur miqtë”. Studiuesi Myrteza Sharra, nuk i uron miqtë dhe të afërmit me kartolina, madje ka kohë pa marrë një të tillë.

“Kam hequr dorë para shumë kohësh nga kartolinat. Ato që kam mundur i kam ruajtur”. Kartolinat më të vjetra në Arkiv janë mbi 100-vjeçare. Edhe pse është më e thjeshtë që t’i ruash urimet më mirë me to, prapë se prapë kjo është një traditë e zbehur tashmë.

SHKARKO APP