Kartoni jeshil 1-vjeçar me çmim të reduktuar për shqiptarët që udhëtojnë drejt Malit të Zi

Duke filluar nga data 1 shkurt 2025 qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Malit të Zi me policën e sigurimit “Kartoni Jeshil” për autoveturat me çmim të reduktuar 50 Euro, me afat 1 vjeçar.

Në përputhje me rekomandimet e Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), për marrjen e masave të ndërmjetme me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lirë të mjeteve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ndërmori një proces konsultimi dhe koordinimi me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS) për marrjen e këtij vendimi.

Bazuar në vendimin e BSHS, qytetarët shqiptarë mund të pajisen me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me vlefshmëri 12-mujore nga data e lëshimit, e cila mbulon ekskluzivisht territorin e Malit të Zi. Polica e sigurimit mund të blihet në pikat e kalimit kufitar të Muriqanit, Hanit të Hotit, Grabomit dhe Vermosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kartoni Jeshil është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo masë lehtësuse pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike ndërkufitare me Malin të Zi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?