KAS pranoi 50 ankimime për 25 prillin, nesër seanca për ankimimet e PD dhe LSI
Plot 50 ankimime janë pranuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve për zgjedhjet e 25 prillit nga subjekte politike që kanë marrë pjesë në zgjedhje por edhe kandidatë që prej janarit të këtij viti.
Për 31 prej tyre është dhënë vendimi, ndërsa 19 të tjera janë për shqyrtim. Për 15 ankimime seanca paraprake do të mbahet nesër, 11 maj.
KAS hodhi sot shortin shortin për caktimin e relatorëve të kërkesave ankimore të depozituara në KQZ nga PD dhe LSI.
Rezultatet e shortit përcaktuan:
– Relator i kërkesave nr. 40, nr. 36 dhe nr. 38 është z. Elvin Lako.
– Relator i kërkesave nr. 43, nr. 46 dhe nr. 34 është z. Elvis Cefa.
– Relator i kërkesave nr. 42, nr. 45 dhe nr. 44 është z. Ilirjan Rusmali.
– Relator i kërkesave nr. 37, nr. 41 dhe nr. 35 është z. Koli Bele.
– Relator i kërkesave nr. 32, nr. 33 dhe nr. 39 është z. Ledio Braho.
Ndërkohë nesër në orën 09:00 do të hidhet shorti për caktimin e relatorëve për kërkesat ankimore të depozituara sot në KQZ, KA nr. 47, nr. 48, nr. 49 dhe nr. 50.
Bëhet fjalë për 2 ankime të LSI, ankimin e kandidates së PD-së Ledjana Fratari dhe ankimin e Kostaq Papës, kandidat i ABEOK.