KAS pranon ankimin e partisë së Shehit, e regjistron me emrin e ri për zgjedhjet lokale
Në zgjedhje lokale të 14 Majit, është regjistruar edhe partia e Dashamir Shehit pasi KAS i dha të drejtë dhe do ta regjistrojë me emrin e ri ”Aleanca Progresiste LZHK”.
“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 35, depozituar nga Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” me objekt “Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 173, datë 14.03.2023”. Në përfundim të shqyrtimit, KAS me shumicë votash vendosi pranimin e ankimit, ndryshimin e vendimit nr. 173, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e KShZ-së të regjistrojë si subjekt zgjedhor partinë politike “Aleanca Progresiste LZHK”, me kryetar z. Dashamir Shehi, me germa nistore LZHK”, thuhet në njoftimin e KAS.