KAS rrëzon kërkesën e PD për përsëritjen e zgjedhjeve në Durrës
As në qarkun e Durrësit nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.
Po me shumicë votash, KAS vendosi të rrëzonte kërkesën për marrjen e provave shtesë. Nga ana tjetër, KAS ka pranuar që të marrë për shqyrtim vetëm kryqëzimin e të dhënave të pajisjeve PEI ku PD kërkoi shqyrtimin e një liste për rreth 300 personave, që sipas tyre kanë marrë para për vota dhe që sipas tyre ka pasur informacione se kanë qenë pjesëtarë të administratës zgjedhore.
KOHA JONË SONDAZH

