KAS rrëzon kërkesën e PD-së: Zgjedhjet në Tiranë nuk përsëriten

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesat ankimore të paraqitura nga Partia Demokratike dhe Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet në qarkun e Tiranës.

“Zgjedhjet në Tiranë nuk përsëriten”, ishte vendimi i KAS që u dha me shumicë votash, 3 pro dhe dy kundër.

Dy subjektet kërkuan shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Tiranë, por KAS rrëzoi këto kërkesa dhe la në fuqi rezultatin e vulosur nga KQZ ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë dy subjektet kanë të drejtë të dërgojnë çështjen në Kolegjin Zgjedhor me anë të një ankese.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pasi KAS u mblodh në dhomë këshillimi, bazuar në analizën e provave dhe fakteve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga koalicioni PD-AN, rrëzimin e kërkesës ankimore nga kandidati z. Boiken Abazi, lënien në fuqi të vendimit të KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse për qarkun e Tiranës për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim hyn në fuqi. Kundër tij bëhet ankimi në Kolegjin Zgjedhor”, tha Ledio Braho.

Ankimimi për Elbasanin

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka miratuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, për të trajtuar ankimimet e tyre, për Qarkun e Elbasanit.

“KAS vendos pranimin e kërkesave, për të vazhduar trajtimin e ankimimeve”, u shpreh anëtari i KAS.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për 9 qarqet të vendit.

Deri më tani, janë shqyrtuar në KAS, ankimimet për qarqet e Durrësit, Beratit, Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës, ndërsa deri më tani, nuk ka pasur ripërsëritje të zgjedhjesh apo ndryshim rezultati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?