KAS rrëzon PS-në, i hapet rruga kandidimit të Gjergj Mërkurit për bashkinë e Sarandës
këtë të hënë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për të mos regjistruar si kandidat të pavarur Gjergji Mërkurin në Sarandë. KAS vendosi sot moskalimin për shqyrtim të kërkesës së PS-së për mosregjistrimin në zgjedhjet të Gjergji Mërkurit.
”KAS përfundon shqyrtimi i kërkesave ankimore ndaj vendimeve të KZAZ-së nr. 71 dhe KZAZ-së nr. 82 Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 42, me ankues Partia Socialiste e Shqipërisë dhe objekt “Ndryshimin e vendimit nr. 31, datë 28.03.2023, të KZAZ nr. 90, Sarandë. Mosregjistrimin e kandidatit për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore të z. Gjergj Filip Mërkuri”. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi moskalimin për shqyrtim të kësaj kërkese”,-njofton KQZ.
Në kërkesën e depozituar në KQZ nga PS-ja, thuhej se Mërkuri ka falsifikuar firmat e qytetarëve dhe për këtë arsye PS kërkon që të mos futej në garën elektorale të 14 majit.
Pak ditë më parë, ishte vetë Mërkuri që akuzoi Partinë Socialiste se po u bën presion qytetarëve që kanë firmosur për hyrjen e tij në garë. Mërkuri tha se qytetarët që kanë firmosur për kandidimin e tij po merren në zyrat e PS-së në Sarandë dhe po u bëhet presion me vendet e punës në mënyrë që të tërheqin firmat e dhëna.
KOHA JONË SONDAZH

