KAS thirrje KQZ: Alibeaj të regjistrohet në zgjedhjet e 14 Majit
Pas një lufte për vulën dhe logon e PD-së, sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn
KAS në mbledhjen e kësaj të enjte, mori vendimin final për PD dhe rrëzoi qëndrimin e komisionerit të KQZ-së, Ilirjan Celibashit duke kërkuar që PD-ja të regjistrohet për zgjedhjet lokale të 14 Majit me kryetar Enkelejd Alibeaj, i cili duhet të plotësojë me emrin e tij dokumentacionin.
”Partia Demokratike mund të regjistrohet në vendoret e 14 majit si subjekt zgjedhor, pasi të ketë dorëzuar deklaratën solemne, të firmosur nga nënkryetari”.
Në mbledhjen e sotme, KAS rrëzoi kërkesën e grupimit të Sali Berishës.
Pra grupi Alibeaj do të futet në zgjedhje me pahir, sepse e do PS-ja në zgjedhje që të heqë vota nga e djathta.