Kasaphana me 3 viktima për “pazaret e drogës”, i plagosur edhe një italian

Tre persona kanë humbur jetën nga një shkëmbim zjarri në Bulevardin “Zogu i Parë”, pranë maternitetit të ri. Nga përplasja me armë mbetën të vrarë shtetasit: Besnik Sulku, Gerti Goxhaj dhe Mentor Doçi, (Lufi), të tre nga Bulqiza. Besnik Sulku, një nga tre viktimat, sipas policisë ishte precedentë më të rëndë penalë dhe dyshohet për një vrasje të kryer kohë më parë në Holandë. Pista e parë e hetimeve është ajo e hakmarrjes, për plagosjen e dajës së autorit të dyshuar disa muaj më parë. Kjo pasi policia arrestoi pak momente pas ngjarjes edhe dy të dyshuarit e vrasjes së trefishtë.  Një prej të arrestuarve nga policia dhe i dyshuar si një nga autorët e ngjarjes është Markelian Doçi, i cili është edhe nipi i Mentor Doçit, (Lufi).  Raportohet se konflikti ka ndodhur mes dy grupeve rivale, të cilët kanë qenë në dy makina të ndara, një BMW me targa AA 001 IK Benz dhe një Tuareg me targa AA 097 KE. Nga hetimet e para dyshohet se përplasja me armë ka ardhur për shkak të prishjes se pazareve të drogës. Dy autorët e dyshuar të ngjarjes janë arrestuar vetëm pesë minuta nga policia, pas kryerjes së krimit. Si viktimat edhe autorët rezultojnë persona me precedentë penalë dhe motiv i vrasjeve dyshohet të jetë “larja e hesapeve” mes tyre. 

Nga dëshmitë paraprake rezulton se fillimisht mes palëve është debatuar dhe më pas janë nxjerrë armët.  Dyshohet se Besnik Sulku që mbeti i vrarë dhe dy persona të tjerë të arrestuar kanë qëlluar në drejtim të Mentor Lufit. Ky i fundit lëvizte i shoqëruar nga dy nipërit e tij. Si pasojë e të shtënave, ka gjetur vdekjen Mentor Lufi dhe Gerti Goxha, ndërsa shtetasi tjetër që po udhëtonte me ta, Markeljan Doçi ka qëlluar në drejtim të agresorëve duke lënë të vrarë Besnik Sulkun.  Menjëherë pas ngjarjes dy shtetasit e tjerë janë përpjekur të arratisen. Ende e paqartë prania e një shtetasi italian, Salvatore Letizia,  i cili mbeti i plagosur nga kjo ngjarje dhe është shoqëruar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai është identifikuar si Salvatore Letizia nga Napoli, 34 vjeç, me precedentë të mëparshëm kriminalë për trafik armësh e lëndësh narkotike.  Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se autorët kanë përplasur mjetin e tyre me atë me të cilin udhëtonin viktimat, duke e nxjerrë nga rruga, dhe më pas një prej tyre ka dalë nga makina tip “Tuareg” duke qëlluar me kallashnikov. Trupat e dy prej viktimave që mbetën të vrarë në vend, qëndruan për disa kohë në vendngjarje. Dy të dyshuarit janë prangosur pesë minuta pas krimit, teksa forca të shumta policie rrethuan zonën.

Sipas dëshmive Besnik Sulku dhe dy persona të tjerë kanë hapur zjarr ndaj Mentor Lufit, i cili ishte duke lëvizur me nipin e tij, Markelian Doçi, dhe Gerti Goxha. Markelian Doçi, nipi i Mentor Lufit është arrestuar nga policia si një prej autorëve të ngjarjes pasi dyshohet se ai ka qëlluar dhe ka lënë të vdekur shtetasin Besnik Sulku. Bashkë me Mentor Lufin dhe me Markelian Doçin ka qenë edhe Gerti Goxha, si dhe shtetasi italian, Salvatore Letizia nga Napoli, 34 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur.  Policia ka mundur të arrestojë brenda pak minutave pas ngjarjes 5 autorë të dyshuar si dhe ka shoqëruar 30 persona të tjerë që mendohet se kanë  dijeni për kasaphanën që ndodhi sot, në mes të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?