Kasaphana me vrasje/ Rama thërret me urgjencë ministrin Çuçi dhe drejtues të policisë: Ristrukturimi do të bëhet tani

Nisur nga situata e rënduar e rendit me vrasje të frikshmë pothuajse çdo ditë, nga Vlora kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ristrukturim të punës në Ministrinë e Brendshme apo në Policinë e Shtetit.

Rama kërkoi nga gazetarët që të largohej më shpejt, pasi kishte thirrur ministrin e Brendshme Çuçi dhe disa drejtues të policisë.

“Tani do më duhet të largohem sepse kam thirrur me urgjencë ministrin e Brendshëm dhe disa drejtues të policisë, sepse do të lançojmë sa më shpejt fazën e re të ristrukturimit por që për arsye të mirëkuptueshme të përshpejtohet me disa javë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?