Kasat fiskale nuk hiqen
Pas shqetësimit të ngritur nga biznesi i vogël, Ministria e Financave ka sqaruar se për një kategori të caktuar biznesi do të ketë një program falas që nuk do të ketë kosto.Ndërsa theksoi se sistemi i ri nuk e përjashton përdorimin e kasës fiskale.
Bizneset e vogla që do të kenë një numër të kufizuar transaksionesh do të mund të përdorin një program falas për faturimin elektronik.
Zëvendësministri, Elton Haxhi, bën me dije se një kategori e caktuar biznesesh nuk kanë nevojë që të instalojnë pajisjet fiskale pasi mund të përgatisin faturat e tyre direkt në platformë.
Elton Haxhi: API falas është një hapësirë në platformën që do të ofrojë sistemi, i cili mund të përdoret nga një kategori e caktuar e biznesit të vogël, të cilët kanë një numër të caktuar transaksionesh dhe ata nuk kanë nevojë të instalojnë pajisje fiskale. Mund ti përgatisin faturat e tyre direkt në platformë dhe njëkohësisht dhe fiskalizimi ndodh nëpërmjet platformës. Këta kategori tatim-paguesish të cilët do të jenë biznesi i vogël me një numër të kufizuar transaksionesh do përcaktohen me VKM, nuk do të ketë asnjë kosto.
Ndër të tjera zëvendësministri nuk përjashtoi faktin e përdorimit të kasave fiskale.
Elton Haxhi: Nuk e përjashton. Sistemi i ri është një zgjidhje teknologjike, e cila i mundëson edhe kompanive të kasave aktuale që të përditësojnë softëaren e tyre në mënyrë që të komunikojnë me sistemin e ri.
Projekti për fiskalizimin është parashikuar që të ketë disa faza, ndërsa në 2020 parashikohet të fillojë implementimi me transaksionet me para në dorë dhe në 2021 dhe me bussness to busness.