Kasmi ”mollë sherri”, fjalori mes deputetëve: Ik o legen, rrugaç, ordiner (VIDEO)
Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” Bledi Kasmi, është në Komisionin e Medias, i thirrur vetëm nga anëtarët e djathtë të këtij komisioni për të dëshmuar në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia e shtetit më 26 maj 2018.
Por situata është ndezur keq mes deputetëve të opozitës dhe të maxhorancës. Fjalori në Komisionin e Medias, është i tillë:
”Legen, rrugaç ordiner, halakak…”, kanë qenë këto disa nga fjalët fyese që u përdorën nga deputeti i PS, Fidel Ylli drejtuar kolegut të tij demokrat, Luçiano Boçi në Komisionin e Medias.
Shkak për tensionimin e mbledhjes janë bërë debatet pas dëshmisë së gazetarit Bledi Kasmi, lidhur plagosjen e tij në ditën e protestës së opozitës më 26 maj.
Sipas Yllit, deputeti i PD i ka ndërprerë fjalën, ndaj ka shpërthyer me fjalë fyese ndaj tij. Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi i ka kërkuar deputetit të PS të mos fyejë deputetët, por të flasë me argumente.
Ndiqni videon për të kuptuar më shumë nga debati i pak minutave më parë.
KOHA JONË SONDAZH

