Kaso: Ndryshimet statutore më 11 dhjetor sollën një sërë risish
Ish-sekretari për çështjet zgjedhore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso thotë se nuk mendon që do të lindë një forcë e re politike nga lëvizja e nisur nga Sali Berisha.
“Ka patur disa lëvizje në PD që kanë nxjerrë në dritën e diellit një pakënaqësi të madhe të anëtarësisë së partisë për mënyrën se si funksiononin gjërat.
Në këtë kontekst, ndryshimet statutore sollën një sërë risish, si kthimi i referendumit në parti, dhe nuk duhet të merremi me kuptimin e fshehur të ndryshimit të vulës dhe siglës.
Unë pashë një stadium të mbushur në datën 11, me mbi 4900 delegatë. Është hera e parë që bëhet një gjë e tillë, një praktikë transparence që ishte risi dhe nuk besoj se do ta shohim as në kuvendin e datës 18”.