Kaso: Opozita nuk tërhiqet nga qeveria teknike, ka dhe pëlqimin e ndërkombëtarëve

Opozita mbetet e vendosur për të mos u tërhequr nga kërkesa e tyre për qeveri teknike.

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, në një intervistë për Ora News, thotë se ky propozim i tyre ka pasur edhe një pëlqim nga ana e ndërkombëtarëve.

Ivi Kaso: Mandati i Këshillit Politik është që palët të eksplorojnë mundësinë për konsensus. Ende koha lejon tentativat e palëve për tu afruar dhe gjetur konsensus mbi cështje kardinale dhe çështje të nxehta të reformës. Një qeveri tranzitore nuk mund të jetë kërkesë teknike, formatohet në mënyrë teknike për tu paraqitur.Çdo lloj kërkese politike kalon në kornizën e një formatimi teknik dhe si e tillë edhe kjo. Opozita i ka bërë të qarta arsyet pse e kërkon.Ka pasur një simpati të deritanishme edhe nga partnerët. Është një artikulim i bërë nga opozita dhe i qëndrojmë deri në fund. Është gjëja më e mirë për të garantuar atë klimë besimi mes palëve që është e domsdoshme në qasjen e të gjitha palëve në një proces zgjedhor që duhet të ofrojë disa rregulla loje.

Propozimet dhe paketat tona janë në tryezë, 6 të tilla dhe mund të ketë të tjera në ditët në vijim, janë racionale. Ajo çfarë mbetet, është për të ceduar pak nga të gjitha pushtetet që mazhoranca i ka ozurpuar sot, i ka grumbulluar në një dorë të vetne në mënyeë të paligjshme dhe antikushtetuese, në mënyrë që tu jepet më në fund shqiptarëve mundësia të kenë një proces zjedhor që vota siç hidhet të ketë mundësi të numërohet dhe japë mandat.

Lidhur me pretendimet e bashkëkryetarit të mazhorancës në komisionin e reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri se PD nuk ka dërguar ende propozimin e saj për KQZ, Kaso tha se mazhoranca më parë duhet të japë përgjigje mbi propozimet e deritanishme të opozitës.

Kaso: PD ka sjellë në mënyrë të vazhdueshme propozime. KQZ nuk ka qenë një ndër to pasi në mbledhjen e fundit para se të ndërpritej puna për shkak të pandemisë është vënë në tryezë propozimi jonë për nivelin e dytë dhe të tretë për administrimin zgjedhor. Kemi bërë propozimet tona konkrete që kënaqin dhe rekomandimet e ODIHR në rrugën e depolitizimit të administrimit të procesit zgjedhor. Këto propozime kanë mbetur pa përgjigje. 

Në kushte kur opozita nuk ka përgjigje nga mazhoranca për këto e ka konsideruar të parakohshëm vënien mbi tryezë të propozimeve të tjera. Kur nuk dimë se çfarë qëndrimi do të ketë për Komisionin e Qendrës së Votimit, KZAZ, dhe grupet e numërimit është e kotë të diskutojmë nivelin më të lartë. Nuk jemi atje për monolog por për dialog. Sa kohë nuk do të ketë tentativa të sinqerta dialogu është e kotë të ecim para me propozime të reja. Besoj se në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Politike do të kemi qëndrim të mazhorancës lidhur me propozimet tona, pse jo dhe me propozime të reja nëse ata kanë.

SHKARKO APP