Kaso: PS të tërhiqet nga aventura e njëanshme Kushtetuese

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso paralajmëron PS-në se çdo miratim i njëanshëm i ndryshimeve kushtetuese, do të vinte në pikëpyetje të gjithë marrëveshjen politike të 14 Janarit që uli palët në tryezën e dialogut, si dhe funksionimin e Këshillit Politik që ishte produkt i kësaj marrëveshje.

“Kemi dhënë ofertën tonë edhe dje në tryezën e konsensusit, ku kemi propozuar formulë konsensuale, pra një dakordësi politike që mazhoranca të tërhiqet nga aventura e njëanshme kushtetuese. Të merret ekspertiza më e mirë e OSBE-ODIHR për të draftuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë një amendament kushtetues që të adresojë vetëm nevojën e artikuluar për hapjen e listave qoftë dhe për garën e ardhshme elektorale dhe të mos preken aspekte të tjera të kushtetutës që në të vërtetë janë qëllimi i mazhorancës. Ekzistencën e Këshillit Politik e vë në pikëpyetje sjellja e njëanshme e mazhorancës e cila duke kaluar ndryshimet kushtetuese në mënyrë të njëanshme që ndryshojnë rregullat e lojës dhe zhbëjnë marrëveshjen e 5 qershorit, zhbëjnë “de facto” dhe marrëveshjen e 14 janarit që palët janë impenjuar me shkrim përpara shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?