Kaso: Qëndrimi i Alibeaj absurd, vendimi i gjykatës final

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Ivi Kaso e konsideron si absurd qëndrimin e kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeajt që nuk e konsideron përfundimtar vendimin e gjykatës së Tiranës që njeh statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021.

Për të vendimi është përfundimtar dhe nuk mund të ankimohet nga asnjë palë tjetër veçse nga komisioni i rithemelimit të PD-së.

”Alibeaj nuk e konsideron përfundimtar vendimin e gjykatës, që për mua është një qëndrim absurd. Nuk është se ka dy palë që e kontestojnë këtë gjë dhe gjykata i ka ftuar ta kontestojnë këtë vendim. Ka vetëm një kërkesë të Komisionit të Rithemelimit për regjistrimin e akteve të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe statutit. Një kërkesë për të cilët të gjitha palët kanë qenë në dijeni dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga pala që e konsideron legjitime brenda PD-së”.

SHKARKO APP