Kaso tregon se çfarë pret PD nga raporti i OSBE/ODHIR

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në studion e ”ABC News” u pyet se çfarë pret PD nga raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet. Kaso tha se pas provave që opozita ka dërguar pret që ODHIR të thotë të vërtetën dhe raporti të jetë realist.

Të gjithë këtë dosje që e keni përpiluar thoni që po ja përcillni institucioneve, organizmave ndërkombëtarë, përfshirë OSBE/ODHIR-in. Çfarë pret PD nga raporti i OSBE/ODHIR? Çfarë shpresoni në fakt?

Ne shpresojmë dhe jemi të bindur deri në një farë mase që ata do të thonë të vërtetën. Kaq kërkojmë dhe kaq shpresojmë. Realiteti sot është që Edi Rama dhe zgjedhjet e tij moniste, zgjedhjet e tij farsë në një datë joligjore u refuzuan nga më shumë 85% e shqiptarëve. Ne sot kemi prova që Edi Rama as në shtëpinë e vet, me votuesit e vet, komisionerët e vet nuk organizon dot zgjedhje se edhe ato kërkon t’i manipulojë. Ne presim që raporti i organizmave ndërkombëtarë duam që raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë, ai më seriozi në të cilin organizmat e tjera ndërkombëtare mbështeten për të shprehur gjykimin e tyre për zgjedhjet të jetë realist dhe të thonë atë që kanë parë dhe ato që ne u kemi përcjellë në mënyrë të faktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?