Kastrati Group dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i bashkohen fushatës kundër kancerit të gjirit

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Kastrati Group në bashkëpunim me organizatën YWCA, kanë çelur ekspozitën e fotografit Rezart Gurashi në mjediset e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Kjo ekspozitë fotografike, që mban të njëjtin titull me fushatën botërore, “1 në 8”, tregon rrugëtimin, forcën dhevendosmërinë e grave të prekura nga kanceri i gjirit. Fotografitë u ekspozuan brenda terminalit të Aeroportit tëTiranës dhe tërhoqën vëmendjen e qindra udhëtarëve tëpranishëm.

Si pjesë e kësaj iniciative ndërgjegjësuese u përurua gjithashtuedhe nje instalacion i artistit Ergys Krisiko. Instalacioniartistik “Fjongo Rozë” është një simbol i fuqisë, mbështetjes, dhe shpresës për grate dhe vajzat që janë prekur nga kanceri igjirit. Fjongoja, e cila është një simbol universal indërgjegjësimit dhe solidaritetit, u jep mundësinë udhëtarëvenë aeroport që të ndalojnë, të reflektojnë dhe të japinkontributin e tyre duke lënë një mesazh në vepër.

Ornela Bego, përfaqësuese e grupit të kompanive Kastrati, tha“Kemi qenë gjithmonë të angazhuar për të mbështetur kauzatqë bëjnë diferencën në jetën e njerëzve, dhe sot jemi krenarëqë bashkohemi në këtë nismë. Përmes kësaj ekspozitefotografie dhe instalacionit këtu në Aeroportin Ndërkombëtartë Tiranës, synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të japimmbështetje për të gjitha gratë që përballen me kancerin e gjirit. Të gjithë bashkë, mund të bëjmë më shumë për tëparandaluar dhe për të përkrahur ato që kanë nevojë.”

Fushata kulmon në muajin tetor, i cili njihet ndërkombëtarishtsi Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, dhe synon tëedukojë publikun mbi rëndësinë e parandalimit dhediagnostikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje. Ekspozita e hapur sot në aeroport synon të ofrojë një qasje ndryshe përmesartit, për të prekur dhe ndërgjegjësuar një publik sa më tëgjerë.

Donika Godaj Drejtore Ekzekutive e YWCA tha “Kësaj here kemi menduar të japim mesazhin tonë nëpërmjet artit në njëvend të veçantë siç është Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Ne çdo vit vijmë me elementë të ndryshëm ndërgjegjësimi përdiagnostikimin e kancerit të gjirit dhe sivjet kemi zgjedhurmoton 1 në 8, që është raporti që prek gratë kudo në botë.”

Kastrati Group, nëpërmjet programit të tij të përgjegjshmërisësociale “Kastrati për Shëndetin”, mbështet fuqimisht këtënismë, duke kontribuar në promovimin e mesazhit përkujdesin shëndetësor dhe rëndësinë e diagnostikimit tëhershëm.

SHKARKO APP