Kastriot Gurra i Librazhdit nuk pyet për ligj, mbulon fasadën e bashkisë me posterin e PS, reagon KQZ-ja
Partia Demokratikë në Librazhd ka bërë një kallëzim për bashkinë e qytetit lidhur me vendosjen e posterave me përmbajtje elektorale në ambiente publike.
Bashkia në fjalë ka vendosur një poster të Partisë Socialiste në murin e godinës, ndërkohë që sipas Kodit Zgjedhor, afishimi i materialeve propagandistike në kohë zgjedhjesh duhet të bëhet në një largësi prej deri 5 metrash nga zyra zgjedhore e subjekteve politike.
Në një letër drejtuar Bashkisë Librazhd, për dijeni të KQZ-së, PD Librazhd ka kërkuar përcaktimin e vendeve publike në bashki për afishimin e materialeve propagandistike si dhe njoftimin e tyre sa më parë.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar kryetarit të bashkisë Kastriot Gurra Librazhd që të marrë masa për të hequr materialin nga fasada e godinës. Po ashtu, KQZ kërkon që bashkia të njoftojë Komisionin për zbatimin e vendimit. /abcnews.al/