Kastriot Islami: Meta më i qartë, më i qetë dhe më i vendosur se asnjëherë tjetër

Nga Kastriot Islami

Meta më i qartë, më i qetë dhe më i vendosur se asnjëherë tjetër!

Takova Metën në park kur po bëja ecjen e mëngjesit. M’u duk shumë i qartë dhe i saktë në vlerësimin e situatës dhe përcaktimin e zgjidhjes. Nga ana tjetër m’u duk shumë i qetë por edhe tejet i vendosur për arritjen e objektivit të vendosjes së vendit në shinat e demokracisë dhe të integrimit. Po ashtu nga përgjigjet e pyetjeve kuptova se qartësia, saktësia dhe motivimi i tij janë jo vetëm të brendshme e të lidhura me eksperiencën e tij por duket se nxiten edhe nga marrëzitë e zullumet ekstreme të Ramës. Ai nuk më tha asgjë nga këto por i ndjeva nga biseda me të. Gjuha arrogante e Ramës ndaj Metës dhe fjalori i disa prej “kukullave” pranë tij, duket po e kthejnë Metën në simbolin e liderit popullor të rrotacionit dhe strumbullarin e grumbullimit të të gjithë atyre që mbështesin rrotacionin, veçanërisht të socialistëve të ndershëm, që e urrejnë në ekstrem e në mënyrë të pakthyeshme Rilindjen dhe e kanë braktisur Ramën. Po ashtu Meta dukej i qetë edhe nga loja e Ramës përmes disa sharlatanëve mediokër e servilë në parlament për të reduktuar kompetencat e Presidentit, për të cilat Meta duket se nuk shqetësohej aspak, madje dukej se kjo e motivonte edhe më shumë dhe e bënte më të qartë e më të vendosur në betejën për mbrojtjen e Kushtetutës, demokracisë dhe të integrimit. Gjykoj se Rama duhet nxitur të vazhdojë në këtë rrugë që mesa duket do të çojë drejt një fundi të sigurtë e të tmerrshëm… Pa pranuar askush, asnjëlloj kompromisi me të, për ta nxjerrë nga kurthi ku gjendet dhe nga katastrofa që e pret!

SHKARKO APP