Kastriot Ismailaj: S’më lejojnë të takoj gruan

 

Kastriot Ismailaj ka qenë dje i pranishëm në procesin gjyqësor për konfiskimin e pasurive të tij.

Teksa gjatë seancave të kaluara është paraqitur nga avokati, për shkak se tashmë është transferuar nga Feri në Tiranë, ka marrë pjesë në gjyqin që zhvillohej në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ai ka folur shkurtimisht në seancën e djeshme, ku sipas 'Panorama'-s, ka thënë se nuk tërhiqet nga gjyqi në Arbitrazh kundër shtetit shqiptar.

Ai kërkon plot 130 milionë euro, pasi sipas tij, qeveria ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën mes kompanisë së tij "DIA" dhe CEZ-it.

Ndërkohë, Ismailaj u ankua se prej kohësh nuk po e lejojnë që të takohet në burg me të shoqen dhe avokatin e tij.

Bashkëshortja e Ismailajt, sipas një letre të Spartak Brahos, ka qenë pre e presioneve të Tom Doshit dhe Dritan Priftit, që Kastriot Ismailaj të dëshmojë kundër Ilir Metës. Për këtë arsye, Braho ka kërkuar që ajo të merret në mbrojtje. Vetë bashkëshortja e Ismailajt e mohon këtë gjë. 

SHKARKO APP