Katastrofa pas përmbytjeve/Shpërthen uzina kimike në Teksas, flakë dhe tym i zi toksik: S’mund të ndalohej
Shpërthime dhe tym i zi janë dëgjuar dhe parë sot nga uzina kimike Arkema SS në Crosby të Teksasit, pas përmbytjeve të shkaktuara nga uragani Harvey, njofton The Guardian, citon Syri.net.
Kompania evakuoi punëtorët e mbetur në uzinën e dëmtuar që të martën dhe qarku Harris urdhëroi evakuimin e banorëve që ishin brenda një rrezeje prej 2.4 kmilometrash rreth uzinës, e cila përdor kimikate për produkte plastike.
Stacioni televiziv Fox26 njoftoi për shpërthimin.
KOHA JONË SONDAZH

