Kategoria e Parë/ Besa humbet pas 5 javëve, kurse me një triumf minimal për Vorën dhe Pogradecin
Këtë të shtunë janë luajtur sfida të tjera për Kategorinë e Parë. Besa pësoi ndalesën e parë pas pesë javëve kampionat. Kavajasit nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Lushnjës, në një ndeshje shumë të luftuar.
Pavarësisht barazimit, verdhezinjtë mbeten në vendin e parë me 13 pikë, 1 pikë më shumë se Vora e vendit të dytë. Këta të fundit morën një fitore shumë të rëndësishme ndaj Korabit në transfertë me rezultatin 1-0. Vendosi goli i shënuar nga Avdiu në minutën e 4-t.
Me të njëjtin rezultat, fitoi edhe Pogradeci ndaj Erzenit në shtëpi. Liqenorët iu falën një goli të shënuar nga Panadic në fund të takimit, për të marrë fitoren, që i dërgon në vendin e shtatë me 6 pikë, ndërsa Erzeni renditet i fundit, me pesë humbje në pesë ndeshje. Në sfidën tjetër të luajtur këtë të shtunë, Kastrioti triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Burrelit në shtëpi.