Katër alternativa. Zbardhen propozimet e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit zgjedhor

Zbardhen propozimet e grupit parlamentar demokrat për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në dokumentin e siguruar nga mediat përfshihen katër alternativa të propozuara nga deputetët ose grupe interesi për sistemin zgjedhor.

“Në zbatim të metodologjisë për Reformën Zgjedhore dhe në përputhje me Kalendarin për temat që do të trajtohen, të miratuara nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, pasi u përmblodhën propozimet përkatëse të paraqitura deri më sot, Grupi Parlamentar ‘Demokrat’ paraqet propozimet e tij, në 4 (katër) opsione për sistemin zgjedhor”, thuhet në dokument.

Bëhet fjalë për këto alternativa:
1. Sistemi proporcional kombëtar – një zonë zgjedhore – kuvendi me 100/140 deputetë; (modeli i Kosovës). Ky opsion është propozuar nga deputeti Ralf Gjoni (Nisma Thurje) dhe deputeti Myslim Murrizi (me disa ndryshime të vogla midis tyre);
2. Sistemi proporcional rajonal, i korrektuar me listë kombëtare; Propozim i tre deputetëve;
3. Sistemi proporcional rajonal, me 12 njësi zgjedhore, të grupuara në 4 rajone zgjedhore;
4. Sistemi mazhoritar, i korrektuar me listë proporcionale kombëtare

SHKARKO APP