“Katër firma të falsifikuara”/Gjuzi braktis Kuvendin, Ruçi: Rrugë të mbarë

Kuvendi është mbledhur sot në seancën e fundit plenare të këtij sesioni për të votuar ndryshimet kushtetuese që lidhen me sistemin zgjedhor.

Deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur se në listën e 28 deputetëve të opozitës që kanë firmosur kërkesën për ndryshimet kushtetuese, 4 firma janë të falsifikuara.

Ai braktisi sallën e Kuvendit duke thënë se Parlamenti sot po vjedh zgjedhjet e 2021.

Fleta e votimit është shpërndarë tani tek të gjithë kolegët është mashtrim, një kontroll i votës për ta marrë votën në lidhje me këtë që kërkoni sot. Ca ke mo vlla e ke listën me njerëz të falsifikuar aty, mund të shkosh në burg nesër. Ka katër firma të falsifikuara në 28-shen e deputetëve, e deklaroj votën kundër. Pas kësaj vjen përgjegjësia tek ju zoti kryetar, në këto momente nis përgjegjësia juaj e unë në këtë moment do e braktis sallën se nuk mund mund të rri të falsifikohet edhe në Parlament vjedhja e zgjedhjeve të 2021″, tha Gjuzi.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi iu përgjigj: Rrugë të mbarë. 

SHKARKO APP