Katër fshatra në Memaliaj pa rrugë prej 30 vitesh, banorët: S’duam bukë e ujë, kërkojmë zgjidhje

Për banorët e  fshatrave, Toç, Anevjose, Koshtan dhe Kamçisht në Memaliaj çdo gjë ka mbetur në të kaluarën. Vitet nuk kanë sjellë asnjë ndryshim për fshatin.  Rruga është e amortizuar, dhe e pakalueshme si nga makinat ashtu edhe nga njerëzit.

Rruga është e pakalueshme dhe me këmbë. Të kalojë një njeri natën aty bëhet thërrime. Te gjithë na mbajnë me gënjeshtra. Do bëhet këtë jave. U bënë 30 vjet. Nuk duam bukë, ujë dhe rrugë kërkojmë”, thotë një banor.

Kater fshatra ne Memaliaj pa rruge prej 30 vitesh, banoret: S’duam buke e uje, kerkojme zgjidhje

Fillon rruga, 1 km është e kalueshme. Shqetësimet janë të mëdha”, shprehet një tjetër.

Nuk kemi rrugë për të shkuar në fshat. Kemi mbjellë ullinj, s’kemi rrugë. Ne duam minimumi të na bëhet një rrugë. Ta nivelojnë. Kemi shkuar në bashki. Nuk na është dëgjuar llafi”, shprehet banori.

Kjo është një gangrenë, për këto katër fshatra, sepse nuk ka xhade që të shkojmë në shtëpitë tonë. braktisën tokat. Ikën”.

Më problem për banorët janë urgjencat shëndetësore.

Kemi pleq. U sëmur, ra një shi. Kush do shkojë? Makinat e vogla nuk shkojnë dot. 50 mijë lekë si paguaj dot. Rruga  nuk kërkon shumë investime”, thekson banori.

Për prindërit shqetësim janë fëmijët. Ata duhet të përshkojnë rreth dy orë rrugë me këmbë përmes pyllit për të mbërritur në shkollën më të afërt.

“Paguajme makina, s’kemi mundësi tjetër”, thotë banori.

Banorët thanë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje nëse nuk do të ndërhyhet për riparimin e rrugës. /abcnews.al

SHKARKO APP