Katër gra të shtruara në spitalin Covid 1, nuk ishin vaksinuar

4 është numri i pacienteve të shtruar në spitalin Covid 1 në Tiranë. Pacientët që po marrin trajtim mjekësor të specializuar janë të gjitha gra. Ato janë 61, 65, 69 dhe 71 vjeç dhe janë shtruar në spital pasi gjendja e tyre u rëndua pas prekjes nga Covid-19.

Ato kishin hezituar të vaksionohen edhe pse emrat e tyre janë futur listat e vaksinimit që në fillim të muajit Prill, dhe për pasojë prekja nga Covid-19 i ka drejtuar në spital. Mjekët pohojnë se 4 gratë, 3 prej të cilave nga Elbasani dhe 1 nga Tirana, po trajtohen me oksigjen dhe po mbahen nën vëzhgim.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani të gjitha rastet e rënduara që kane patur nevojë për hospitalizimin janë persona që nuk kanë injektuar asnjë prej vaksinave anti-covid. Në të gjithë vendin janë vetëm 55 raste aktive, prej të cilëve 52 janë vetëizoluar në shtëpi me simptoma të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?