Katër shqiptarë fitojnë në zgjedhjet e SHBA

Vedat Gashi nga Kosova, Violeta Berisha nga Puka, Edit Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Shkodra janë fitues në zgjedhjet për disa qarqe në New York dhe New Jersey, që janë mbajtur në SHBA.

Vedat Gashi ka shpallur fitoren në garën për Distriktin e 4-të të Legjislaturës së Westchesterit. Ai është rizgjedhur ligjvënës i Qarkut Westchester.

Emiljana Ulaj nga Shkodra është zgjedhur ligjvënëse e Qarkut Westchester.

Violeta Berisha nga Puka është zgjedhur kryetare e Bashkisë Fairview, New Jersey. Për Violeta Berishën raportohet se është e para grua kryetare në 129 vjet prej se qyteti Fairview në New Jersey u shpall Bashki.

Ndërkaq, Edit Shkreli u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Civile në New York, në Bronx. Ajo ka punuar si avokate me shumë eksperiencë, në New York.

SHKARKO APP