Katër të ndaluar në 24 orë në pikat kufitare

 

Në 24 orët e fundit, Policia Kufitare ka kapur katër shtetas të dënuar për vepra të ndryshme penale.


Dy shtetas janë ndaluar në pikën e Morinës, në Kukës. Të ndaluarit janë Agim B. dhe Luan S. që të dy shtetas të Kosovës. Ata u ndaluan nga shërbimet e policisë kufitare gjatë përpjekjes për të hyrë në Shqipëri pasi rezultonin persona në kërkim nga drejtësia kosovare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, të dy këta shtetas u janë dorëzuar autoriteteve kosovare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës është ndaluar 51-vjeçari, Arben Mara, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 18 muaj burg për akuzën e ‘falsifikimit të dokumenteve’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?