Katër vitet e presidentit Trump do të vazhdojnë të bëjnë jehonë anembanë botës. Kapitoli, si sulmi i tij i fundit ndaj…
Nga Ivan Krastev
Donald Trump premtoi se do ta detyronte botën ta respektonte dhe kishte frikë Amerikën.
Në fund, nuk arriti asnjërën nga të dyja. Ai është tallur me Amerikën dhe demokracinë e saj. Askush nuk mund të fajësojë udhëheqësit rusë, kinezë apo iranianë, pse e shijuan tërësisht atë që ata panë më 6 janar, kur një turmë e nxitur nga presidenti sulmoi Kapitolin.
Skena dukej si diçka e ngjashme me një“revolucion shumëngjyrësh”,si protestat në Ukrainë dhe Gjeorgji që rrëzuan qeveritë e tyre, dhe frikësuan shumë autoritarë të tjerë. Qytetarë të zemëruar, të nxitur nga mediat sociale, ishin duke protestuar mbi ato që i shohin si zgjedhje tëmanipuluara, dhe po bënin thirrje për demokraci, duke mbajtur në duar flamurin amerikan.
I vetmi dallim ishte se këtë herë ishte në emër jo të një kandidat të opozitës, por të një presidenti në detyrë që protestoi kundër “manipulimit të zgjedhjeve”, dhe aktet e dhunshme ndodhën në zemër të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ka pasur shumë komente dhe analiza mbi ndikimin që do ketë kryengritja e Trumpit mbi demokracinë amerikane. Ne mundet vetëm të shpresojmë se sulmi mbi Kongres ishte betejafinale e Luftës Civile, dhe jo fillimi i një lufte të re.
Kancelari gjerman i shekullit XIX, Oto von Bismark, thoshte shpesh se “Zoti u ka rezervuar një fat të veçantë budallenjve, pijanecëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Nëse ai kishte të drejtë, kemi arsye të besojmë se Amerika do të arrijë t`a kapërcejë krizën e saj aktuale.
Por ndërkohë,çfarë po ndodh? Sulmi i turmës mbi Kapitol, dhe perspektiva në rritje e nisjes së procedurës së re të fajësimit të Trump,edhe pse i kanë mbetur pak ditë në pushtet, kanë nxjerrë në pah jo thjesht një krizë të demokracisë amerikane, por një krizë të pushtetit amerikan.
Krahas dështimit monumental të Uashingtonit për t’iu përgjigjur si duhet pandemisë së koronavirusit, dështimi i pashpjegueshëm i zbatimit të ligjit për t’i penguar protestuesit tëzaptonin Kapitolin, e bën Amerikën të duket jofunksionale dhe e dobët në sytë e armiqve të saj, dhe jo e besueshme për aleatët e saj.
Për më tepër, kjo ngjarje ka ndodhur vetëm disa javë pas poshtërimit të mbrojtjes kibernetike të Amerikës, nga sulmi kibernetik rus ndaj të paktën 10 agjencive federale. Amerikanët do të kenë shumë shpejt një president të ri, por ata nuk do të kenë një vend të ri. Katër vitet e presidentit Trump do të vazhdojë të bëjnë jehonë anembanë botës, dhe nuk ka rëndësi se sa i etur është presidenti i zgjedhur Xho Bajden që t`a ndryshojë situatën.
Kjo lloj trashëgimie, do të ndikojë mbi2 prioritete madhore të administratës së re, ndaj politikës së jashtme:mbi shpresën e saj për të ndërtuar një aleancë efektive të demokracive në mbrojtje të rendit liberal, dhe përpjekje ve të saj për të ndërtuar një përgjigje të përbashkët amerikano-evropiane ndaj rritjes së Kinës dhe aleatëve të saj autoritarë.
Thuhet se zoti Bajden po planifikon të mbledhë një “samit të demokracive” në fillim të mandatit të tij. Por si mundet administrata e re legjitime e SHBA-së, t’i rikthejë vendit rolin si udhëheqës i botës së lirë, kur vet sistemi i saj demokratik gjendet në një situatë kritike?
A duhet duhet të ftohet në një samit të tillë Trump, ashtu si udhëheqësit politikë si Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë dhe Zhair Bolsonaro i Brazilit? A mos ftesa ndaj tyre rrezikon të interpretohet si një lloj legjitimimi i ri i këtyre liderëve autoritarë?
Por në qoftë se Uashingtoni do të vazhdojë t’i mbajë qeveri të tilla jashtë klubit të vendeve demokratike, a nuk do të jetë kjo një dhuratë për Rusinë dhe Kinën, të cilat janë duke u përpjekur të ndërtojnë klubin e tyre? Xhek Salivan, të cilin Bajden e ka emëruar si këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare, e ka bërë të qartë se ai e sheh ndërtimin e një politike të koordinuar trans-atlantike ndaj Kinës, si shtyllën kryesore të administratës së re në lidhje me poltikën e jashtme.
Vetëm një javë më parë, shumë udhëheqës evropianë u përpoqën të bien dakord me zotin Salivan, se vetëm duke vepruar së bashku Evropa dhe Amerika mund të forcojnë reagimin e tyre ndaj së Kinës dhe aleatëve të saj autoritarë. Por sa realiste është kjo qasje tani?
Unë mendoj se në rrethanat aktuale, ajo mund të jetë më problematike se sa mund të supozojnë anëtarët qëllimmirë të ekipit të politikës së jashtme të zotit Bajden.
Dhe kjo sepse evropianët janë të verbër ndaj ambicieve hegjemoniste të Kinës, apo për shkak se ata kanë qenë të magjepsur nga autoritarizmi i saj i të dhënave të mëdha. Dhe për shkak se biznesi gjerman e sheh tregun kinez si një mundësi shumë të mirë, apo për shkak se politika e jashtme e Bashkimit Evropian është veçanërisht e prirur të shmangë rreziqet.
Një studim i porositur nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet e Jashtme, në javët që pasuan zgjedhjet në SHBA, dhe që do të publikohet ditën e inaugurimit të zotit Bajden në detyrë, zbulon se shumica e evropianëve janë skeptikë se presidenti i ri amerikan, do të arrijë tërivendosë udhëheqjen globale të Amerikës.
Një shumicë qytetarësh në çdo vend evropian, shprehen të bindur se gjatë 10 viteve tëardhshme, Kina do ta arrijë SHBA-në si udhëheqëse globale. Edhe më shqetësues është fakti që një shumicë e gjermanëve, besojnë se pas zgjedhjes së Donald Trump president, amerikanët nuk mund të cilësohen më si aleatë të besueshëm dhe të parashikueshëm.
Pra, sulmi i protestuesve pro-Trump ndaj Kongresit, ishte sulmi më efektiv ndaj aleancave të Amerikës.
Bill Klinton tha dikur se detyra kryesore e amerikanëve do të jetë “të ndërtojnë një botë në të cilin do të duam të jetojmë edhe kur nuk do të jemi më superfuqia e vetme e botës”. Ndërsa Bajden po hyn në Shtëpinë e Bardhë, SHBA nuk është më e vetmja superfuqi e botës.
Mjerisht, bota në të cilën do të qeverisë ai- e karakterizuar nga rritja e fuqive autoritare dhe përhapja e nacionalizmit dhe e pabarazisë – është jo ajo në të cilin do të preferojnë të jetojnë qytetarët amerikanët ose evropianë.
Gjatë shekullit të kaluar, fuqia e Amerikës ka përfaqësuar edhe fuqinë e demokracisë. Tani në ditët pas sulmit mbi Kapitol, udhëheqësit demokratikë në Evropë nuk mund t`a marrin më si të mirëqenë rezistencën e demokracisë amerikane, dhe as fuqinë e ndikimit global të Amerikës. /“The New York Times” – Bota.al