Kater vjet burg shqiptarit në Londër, shiste drogë për të paguar borxhin

Një emigrant shqiptar që u detyrua të shiste drogë për të paguar borxhin e tij për disa kontrabandues që e dërguan në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme, u dënua me 4 vjet burg nga autoritetet londineze. Shtetas shqiptar Karafil Paci u kishte gjashtëmijë funte borxh trafikantëve të cilët e çuan atë në Britaninë e Madhe duke e fshehur në pjesën e prapme të një kamioni në një traget nga Calais, transmeton shekulli. Pas mbërritjes në qershor të 2014-s në Britani, ai u detyrua të “paguajnë një çmim duke shitur drogë në rrugët e Londrës", për të zgjidhur borxhin. Banda kriminale e kishte furnizuar atë me një makinë, dy telefona celularë, me një drogë të tipit kristal që vlente mijëra funte, dhe me kokainë.
“Evening Standart” raporton se 27-vjecarit shqiptar iu zbulua droga kur policia e ndaloi atë teksa udhëtonte me makinën tip “Toyota Prius” në zonën London Bridge në 27 prill 2014. Policia kontrolloi makinën ku gjeti një sasi droge, e cila vlente pesëmijë funte. Karafil Paci u tregoi policëve një patentë të falsifikuar greke. Gjatë procesit gjyqësor ai i pranoi akuzat për shitje droge të klasit A dhe B, përfshi edhe përdorimin e një patente të falsifikuar. Pas mbarimit të dënimit, Paci do të dëbohet në Shqipëri.

SHKARKO APP