Katër yjet i dhanë lamtumirën Kombëtares, Duka: Përfaqësuan me krenari fanellën tonë

Në një ceremoni të veçantë, Federata Shqiptare e Futbollit nderoi para ndeshjes me Çekinë katër futbollistë të cilët kanë dhënë lamtumirën kombëtares.

Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula u tërhoqën nga ngjyrat kuqezi, ndërsa kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, nënvizoi se ata përfaqësuan me krenari fanellën në çdo moment që ju dha mundësia.

“Emocionuese të shohësh një stadium të tërë të përshëndesë katër futbollistë që kanë dhënë shumë për Kombëtaren, duke qenë pjesë e një kapitulli të suksesshëm të futbollit shqiptar”- shkruan Duka.

Më tej Duka nënvizoi se të gjithë do i kujtojnë ata për golat e shënuar, asistet dhe çdo pikë djerse të derdhur duke luajtur për Kombëtaren!

“Bekim, Odise, Ermir dhe Klaus, faleminderit për gjithçka keni dhënë për Kombëtaren! Ju uroj suksese në vazhdimin e karrierës tuaj në klube dhe kudo në jetë!”- e përmbyll Duka reagimin.

SHKARKO APP