Katiaj: Fermeri shqiptar ka nevojë për orientim, trajnim dhe trajtim
Kryetarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Elizabeta Katiaj e ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se fermeri në Shqipëri nuk kërkon vetëm taksim, apo mbështetje në aplikimin për fonde.
Sipas saj femeri shqiptar ka nevojë për orientim, trajnim dhe trajtim.
Elizabeta Katiaj: Unë kam marrë për tu referuar shifrat e 3 mujorit të parë të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pikëpamja nuk është thjeshtë taksimi, nuk është thjeshtë mbështetja dhe aplikimi për fonde i një industrializimi apo për inovacion në teknologji. Startimi në këtë lloj sektori veçanërisht është orientimi, është strategjia afatgjatë sidomos në bujqësi, sidomos në fushën e agrikulturës, sepse kemi një sektor jo të kordinuar mirë. Kemi një sektor ku trojet e lira në dispozicion janë në sipërfaqe të ulëta. Është shumë e vështirë të gruposh sipërfaqe të mëdha për ti kthyer në industri. Në këtë pikë që flasim për fermerin, kërkon shumë më tepër. Fermeri ka nevojë për shumë aspekte të tjera që lidhen me orientimin, trajnimin, trajtimin.
KOHA JONË SONDAZH

