Kaubojsi Eduart Ndocaj shpall kandidaturën për kryetar bashkie në Lezhë
I njohur nga të gjithë si “Kaubojsi” i politikës shqiptare, ish deputeti i PS-së Eduart Ndocaj ka deklaruar se do t’i rikthehet politikës, por kësaj here ndryshe.
Përmes një videoje live në rrjetin social Facebook, Ndocaj ka deklaruar se në vitin e ardhshëm do të jetë përballë të majtëve e të djathtëve si kandidat për Bashkinë e Lezhës, qytetit të tij të lindjes.
“Unë do jem kandidat për Bashkinë e Lezhës. Kërkoj të më mbështesni, pasi partia ime është e pastër, unë nuk kam pranuar as kriminelë as hajdutë”, ka deklaruar Ndocaj.
KOHA JONË SONDAZH

