Kavajë/ 8 djemtë shantazhuan vajzën me video dhe e përdhunuan disa herë
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga përdhunimi i një të miture në Kavajë. Vajza 13-vjeçare u përdhunua disa herë nga 8 djem të shkollës “Rilindja” në Kavajë.
Nga të dhënat bëhet e ditur se vajza kishte pasur më parë marrëdhënie me njërin prej djemve i cili zotëronte një video intime të saj. Më pas ai ka thirrur edhe shokët e tij (7 të tjerë) dhe nën shantazhin e videos e kanë përdhunuar.
Që prej nëntorit deri në janar vajza ka kryer marrëdhënie seksuale me 8 adoleshentët në ditë të ndryshme dhe nuk ka treguar nga frika e videos që djemtë zotëronin. Kanë qenë prindërit e vajzës që kanë zbuluar skandalin dhe kanë njoftuar policinë.
Ndërkohë sot Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg shtatë adoleshentë që abuzuan seksualisht me një 13-vjeçare të shkollës “Rilindja” të Kavajës, ndërsa një 15 vjeçar tjetër është shpallur në kërkim.
KOHA JONË SONDAZH

