Kavajë, arrestohet pengmarrësi që dhunoi seksualisht 18- vjeçaren

Një i ri në Kavajë, akuzohet për rrëmbimin e një vajze dhe abuzimin seksual me të.

Sakaq, 26 vjeçari Roland Xhihani, banues në Kavajë, më 27 maj, në lagjen 2 Kavajë, ka marrë me forcë dhe ka mbajtur peng në banesën e tij 18 vjeçaren, N.B., banuese në Kavajë.

Pengmarrja ka zgjatur deri më 29 maj, ku gjatë këtyre ditëve Xhihani ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 18 vjeçare, duke e kërcënuar me armë.

Gjithashtu dyshohet se 26 vjeçari mban armë zjarri tip automatik pa leje përkatëse, për të cilin po punohet për gjetjen e saj.

I riu u vu në pranga pas denoncimit të së dëmtuarës, kur kjo e fundit mundi të shpëtojë nga pengmarrja. Dyshohet se Xhihani e ngacmonte prej kohësh dhe për ta bërë të tijën e rrëmbeu.

SHKARKO APP